Artan Hoxha eshte diplomuar ne Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave në
Universitetin Politeknik të Tiranës. Ministër i Tregetisë dhe
Bashkëpunimit Ekonomik në vitet 1992- 1993, zoti Hoxha ka kryer studimet
pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Itali
në vitet 1994-1995.

Dha dorëheqjen nga detyra ne fund te vitit 1993, ndersa ne vitin 1994 ndaj tij dhe ish-ministrit Ruli, edhe ai ne qeveri ne ate kohë nisen hetime, të cilat u pushuan pak kohe me vone. Z. Hoxha ka kryer studimet pasuniversitare Master në Ekonominë e Mjedisit dhe Energjisë në Itali ne vitet 1994-1995. Drejtor e me pas president i Institutit te Studimeve Bashkekohore nga viti 1997 e ne vazhdim, institut te cilin ne ate kohe e themeloi se bashku me zotin Genc Ruli, aktualisht minister i Bujqesise.

Anëtar i Keshillit te Administrimit te Universitetit te Tiranes nga shkurti i 2008 deri ne maj te 2010. Anëtar i Bordit Keshillimor te Qendres Kerkimore per Evropem Juglindore ne Selanik te Greqise. Vitet e fundit, ka luajtur rol te rendesishem në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Qendrës Kombëtare të Licencimit, reformimin e sistemit fiskal, krijimin e Gjykatave Administrative dhe aktualisht po punon për reformimin e sistemit institucional e ligjor të inspektimeve administrative mbi biznesin

Gjate kesaj periudhe, nga vitit 1997 dhe deri ne vitin 2004, zoti Hoxha ka bashkepunuar ne nivel teknik edhe me qeverite socialiste te zotit Meta e zotit Nano. Z. Hoxha është një nga opinionistët e njohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike me një aktivitet të spikatur mediatik në median televizive dhe shtypin e përditshëm. Emri i tij ka qene permendur edhe para dy javesh, perpara se te perzgjidhej kandidatura e Xhezair Zaganjorit, por burimet thone se ai ne ate kohe e pati refuzuar kandidimin,per ta pranuar tani, ne raundin e katert.

Top Channel