Përfundon tuneli i Krrabës

09/06/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ka lene çdo axhende politike paraditen e së shtunës dhe i është përkushtuar vetëm tunelit të Krrabës.

Megjithë situatën e ndërlikuar presidenciale, kryeministri nuk mund të mos ishte protagonist në momentin kur u shemb edhe një mur i holle i tunelit që bashkon Tiranen me Elbasanin. Kryeministri Berisha nuk ka fshehur emocionet e ketij momenti, qe atij i perseritet per here te dyte, qe prej inaugurimit të tunelit të Kalimashit.
 
Per ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan, perfshire edhe tunelin, qeveria ka investuar rreth 250 milione dollare. Nepermjet tunelit distanca mes kryeqytetit dhe Elbasanit shkurtohet ndjeshem, por kryeministri Berisha sheh tek kjo autostrade nje mundesi reale, per te krijuar nje nga tregjet me te medha ekonomike ne rajon, duke hapur vende te reja pune dhe duke ecur perpara me zhvillimin e vendit.
 
“Dëshmi e fuqisë së shqiptarëve të lirë për të transformuar vendin e tyre me shpejtësinë më të madhe, dëshmi e energjisë së tyre për të shndërruar Shqipërinë në një nga vendet më të zhvilluara të rajonit”, tha Berisha.

Tuneli i Krrabes, me dy tubat e tij, eshte i gjate 4.9 km dhe per shkak te ecurise se mire te punimeve perfundimi i fazes se pare te punimeve, hapja e plote e tunelit, me germimin e 470 mije merave kub shkemb, ka perfunduar 6 muaj perpara afatit kontraktual.Per shkak te klimes se pafavorshme ekonomike, kryeministri Berisha tha se ndertimi i kesaj autostrade ishte nga vendimet me te veshtira te qeverise. Megjithate zoti Berisha tha se ai ishte nje vendim i domosdoshem, jo vetem per rendesine e tij ekonomike, por edhe per nje simbolike te rendesishme per shqiptaret.

“Çfarëdo që të ndërtonim ne, çfarëdo që të bënim ne nuk mund të bënim një dhuratë më të bukur për Tiranën, Elbasanin, Korçën, Beratin, Pogradecin, Librazhdin, Gramshin, Kolonjën, Bilishtin dhe banorët e këtyre zonave”, tha Berisha.

Ne inaugurimin e hapjes se tunelit te Krrabës kryeministri Sali Berisha nuk harroi t’i permendte opozites voten kunder buxhetit per ndertimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Për kete arsye, ai kishte nje mesazh per kryetarin e Partise Socialiste.

“Kërkojuni të falur publikisht qytetarëve të Elbasanit, të Tiranës, të Gramshit, Librazhdit, Beratit, Pogradecit, Korçës, Bilishtit dhe Kolonjës, sepse vota juaj kundër votave të tunelit, nxin dhe do të nxijë si zift i vërtetë në analet e arkivat e parlamentit shqiptar, ndaj edhe kërkoni ndjesë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha premtoi se autostrada Tiranë-Elbasan prej 27 kilometrash do te perfundoje brenda gjysmes se pare te vitit 2013.

Top Channel