" /> ">

Meta rikthekson mbështetjen për Zaganjorin

08/06/2012 00:00

“Une jam i bindur që do të kemi patjetër një president të ri dhe jam i
bindur gjithashtu, që ky proces pavarësisht nga mangësitë e deritanishme, ka qenë
një proces gjithëpërfshirës, i debatueshem, ku nuk është vendosur në
plan të parë logjika e numrave në Parlament, por një interes më i
përgjithshëm”.

Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp, kryetari i Lëvizjës Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili theksoi se raundi i katërt nuk e përjashton mundësinë e konsensusit.

“Ju e dini qendrimin tim lidhur me kandidaturen e Zaganjorit dhe me konfirmimin e vazhdueshem te cilesise dhe standardit qe eshte vendosur per kandidatin per president te Republikës, por kjo asnjehere nuk e ka perjashtuar mundesine e opozites per te propozuar kandidatura alternative konsensuale”, tha Meta.

Kreu i LSI-së theksoi se në rast se nuk do të ketë propozime konsensuale nga ana e opozitës, të cilat rezultojnë bindëse edhe për mazhorancën, pa asnjë diskutim që do të formalizohet kandidatura e Zaganjorit.

Top Channel