Korçë, Këshilli i Qarkut pa para

08/06/2012 00:00

Bllokohen investimet e Këshillit të qarkut per vitin 2012 si pasoje e mosderdhjes se detyrimit prej 3.5 % nga njesite vendore.

Sipas te dhenave nje pjese e konsiderueshme e ketyre njesive vendore nuk kane depozituar ne arken e ketij institucioni detyrimin vjetor nderkohe qe ka edhe prej tyre te cilat prej vitesh mbartin te njejten problematike. Perveç pengeses per realizimin e investimeve te penalizuar jane edhe 210 punonjes te cilet prej 5 muajsh nuk marrin pagat. Sipas te dhenave nga drejtoria e Financave ne zbatim  te ligjit pritet te behet faktik bllokimi i granteve te ketyre njesive qofshin Bashki apo Komuna qe do t’i pengoje ato te realizojne investime apo edhe per te likujduar punonjesit.

Nga 37 njesi vendore qe ka qarku i Korces problematike mbeten ato te Pogradecit, Devollit dhe Ersekes si dhe ende nuk jane depozituar detyrimet e bashkise Korce dhe komunes Voskop. Vlera e cila duhet te likujdohet nga keto njesi vendore mbete ende ne shifra te larta pasi sipas te dhenave nga 7.8 milione leke deri me tani jane marre 1.5 prej tyre e per rrjedhoje institucioni i qarkut eshte mjaft debitor jo vetem me punonjesit por edhe me kompani te tjera.

Top Channel