Rama: Gratë të luajnë rolin e tyre

07/06/2012 00:00

Nga Korça kryetari PS Edi Rama ka kërkuar që jo vetëm gratë korçarë, por
edhe ato në të gjithë Shqipërinë të kontribuojnë në familjen e madhe
politike socialiste duke patur një angazhim për realizmin e programit
“Për një Rilindje Shqiptare”.

Ky takim në qytetin e Korcës është vijimi i nismës  së nje  grupi deputetesh socialiste, për një angazhim edhe më të gjerë të grave dhe vajzave shqiptare në politikë. “Problemet që hasin gratë dhe vajzat në Shqipëri,-  tha Rama,- varfëria, papunësia, apo trafikimi mund të adresohen vetëm me kontributin dhe perfhsirjen e tyre ne politik.
 
“Ne kemi një program ambicioz, i cili e prek në disa aspete shumë të rëndësishme edhe mungesën e ekuilibrit gjinor në Shqipëri dhe i cili adreson në mënyrë të qartë nevojen per nje sere politikash te reja ne drejtim te gruas dhe vajzes ne Shqiperise. Duke nisur qe nga femijet e te gjithe atyre grave qe jane te papuna, madje duke filluar qe tek shtatzania, ku ne besojme qe asnje nene e re, per shkak se eshte e papune, nuk duhet lene e paperfituar nga leja e shtatzanise”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se beson që Shqipëria është këtu ku është, doemthënë jo aty ku duhet të ishte për faj të burrave. Mund të shkojë aty ku duhet të shkojë për meritë të grave, ka theksuar kryesocialisti.

“Dhe nëse ka një rol që burrat duhet të luajnë në këtë fazë historike për zhvillimin e vendit është që t’u hapin rrugë sa më shumë grave dhe sa më shumë vajzave që të përfshihen në jetën shoqërore, në jetën publike dhe në jetën politike. E nëse ka një gjë që gratë dhe vajzat duhet të bëjnë është që të përfitojnë nga çdo mundësi dhe rrugë për t’u përfshirë në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më i fortë dhe që politika të bëjë gjithmonë  e më pak pa to dhe të jetë gjithmonë e më shumë e influencuar prej tyre. Ju mund ta bëni këtë mjafton që ta besoni dhe keni bërë gjysmën e rrugës. Ju mbetet për t’u bërë gjysma tjetër me këtë besim dhe të gjitha së bashku. Sigurisht bashkë me ne që nuk do mungojmë për asnjë moment t’ju japim të gjithë mbështetjen tonë”, tha Rama.
 
Të  pranishem ne takim ishin edhe deputetet socialiste Olta Xhacka dhe Eglantina Gjermeni.

Top Channel