Ceremonia bashkon Topin, Topallin e Berishën

07/06/2012 00:00

20-vjetori i themelimit të Gjykatës Kushtetuese, e ka gjetur Gjykatën më
të rëndësishme në vend, e krijuar si garant i zbatimit të Kushtetutës
së Shqipërisë, të paplote në përbërjen e saj, por edhe me një kandidat
për president në radhet e anëtarëve të saj.

Ceremonia e 20-vjetorit ishte nje rast i mire per takime qe nuk kishin ndodhur prej kohesh mes Presidentit Bamir Topi,Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Se fundmi ata jane përplasur per vakancine e vendeve në Gjykatën Kushtetuese, një problem qe e ngriti edhe kryetari i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja.

“Edhe në progres-raportin e Komisionit Europian të vitit 2011 është theksuar se Kuvendi akoma nuk ka zhvilluar procesin e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përbën element kyç edhe në 12 rekomandimet të opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë pas aplikimit për marrjen e statusit kandidat në nëntor 2010. Po sipas këtij Komisioni, procesi i emërimit mbetet një çështje shqetësuese në drejtim të zgjatjes së procesit dherrezikut të politizimit”, tha Dedja.

Por në kete 20-vjetor, kryetai i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Ddedja nuk la pa përmendur si vendime unike apo vendime që janë pershëndetur, rrëzimin e asaj që quhet Marrëveshja e Detit apo Ligjin e Lustracionit.

Tre drejtuesit kryesore te shtetit, Bamir Topi, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha, qe me detyrat e tyre  përfaqësojnë tre pushtetet ne vend gjyqesorin, legjislativin dhe ekzekutivin dhane mesazhet e tyre ne 20-vjetorin e Gjykates Kushtetuese, e cila ne shume raste ka rrezuar vendime te ndryshme te mazhorancave qeverisese, perfshire edhe disa dhjetëra ligje te mazhorances aktuale.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’u konformohen të gjitha bindjeve në shoqëri, por detyrimi i shoqërisë dhe i shtetit është të respektojë institucionet që kanë autoritetin e dhënë nga Kushtetuta për interpretimin përfundimtar të saj”, tha Topi.

“Këto vendime kanë ndihmuar në rritjen e cilësisë dhe të punës ligjvënëse dhe të kontrollit parlamentar, si element thelbësor të përformancës parlamentare”, tha Topalli.

“Dua t’ju përgëzoj ju për kontributin e çmuar që keni dhënë në plotësimin e vakumeve në Kushtetutën e vendit. Uroj që roli juaj të vijë gjithnjë në rritje dhe jam i bindur se kjo do të mund të realizohet, veçse duke patur sensin kritik për veprimtarinë që ke kryer”, tha Berisha.

Ky 20-vjetor nuk mund te linte ne hije anetarin e Gjykates Kushtetuese Xhezair Zaganjori,i propozuar nga mazhoranca si kandidat per president dhe ndoshta pas pak diteve ai mund te jete presidenti i ardhshem i vendit.

Por zoti Zaganjori nuk preferoi te komentojë zhvillimet presidenciale para raundit te trete, duke u shprehur se sot ai do t’i perkushtohej vetem 20-vjetorit te themelimit te Gjykates Kushtetuese.

Top Channel