AK: Po abuzohet me 100-vjetorin

07/06/2012 00:00

Me moton “100 vjet Pavarësi, 100 vjet pa shtet”, Aleanca Kuqezi ka
protestuar përpara Ministrisë së Kulturës duke e akuzuar, atë se po
përpiqen ta përdorë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë për qëllime
politike.

Sipas Aleancës Kuqezi, kjo Ministri nuk po vlerësojnë krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve shtetëror, të cilët i kanë dhënë jetë shqiptarizmit.

Aleanca Kuqezi denoncoi atë që sipas tyre nuk ka asnjë proces transparent në zërat e shpenzimeve buxhetore për këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.  
 
Si ndasi dhe urrejtje potitike të kryeministrit Berisha e ka cilësuar Aleanca Kuqëzi  përjashtimin në  pjesëmarrjen e këtyre veprimtarive të personaliteteve akademikë të shquar si Profesor Dr Rexhep Qosen e shumë të tjerë.

Aleanca Kuqezi deklaroi se nuk do të lejojë kryeministrin Berisha që 28 Nentorin e këtij viti ta kthejë në festë të PD, që 100 vjetorin e Pavarsisë ta shndërrojë në festë elektorale të PD, që të abuzojë me miliona euro për të përmirësuar imazhin e tij personal të rrënuar.

Top Channel