Zbardhet identiteti i trupit të dekompozuar

06/06/2012 21:40

Policia e qytetit të Durrësit beson se ka zbardhur identitetin e kufomës së dekompozuar që u gjet më herët në Bisht Pallë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se të dhënat e viktimës përkojnë me ato të shtetasit Llesh Karrica, i cili u mbyt një muaj e gjysmë më parë në lumin Fan.

Kërkimet e para për gjetjen e trupit të 43-vjeçarit nga Kaçinari nuk dhanë rezultat, ndërsa tani pritet që identifikimi i familjarëve të konfirmojë identitetin.

Top Channel