Tahiri: Gjykata të mbledhë provat në institucione

06/06/2012 00:00

Procesi gjyqesor ndaj deputetiti socialist Sajmir Tahiri, i paditur nga
dy femijet e kryeministrit Berisha eshte futur ne nje faze te re.

Tahiri i ka kerkuar gjykates te pranoje rihetimin gjyqesor te çeshtjes, duke pranuar provat e tij, me te cilat kerkon pafajesine.

Deputeti i opozites u shpreh perpara gjykates, se ajo duhet te mbledhe ne disa prej institucioneve shqiptare provat e tij, pasi keto institucione ne pergjigje te kerkeses se tij individuale shprehen se eshte e drejte vetem e gjykates.

Gjithashtu ai i kerkoi gjykates qe te sjelle ne sallen e gjyqit deshmitaret e kerkuar prej tij, ku perfshihen paditesit Shkelzen e Argita Berisha, ministrat Mediu e Bumçi, duke e cilesuar qesharak vendimin e trupit gjykues se nuk i gjen dot adresat e tyre.

Ai prezantoi jashte salles se gjyqit disa nga keto prova te siguruara prej tij, pasi me vendim te gjyqtarit Ilir Çeliku, kamerat nuk u lejuan te ishin prezente gjate zhvillimit te ketij gjyqi.

“Këtu kam një shkresë të zotit Aldo Bumçi drejtuar zotit Fatmir Mediu, me mbishkrimin për Zotin Shkelzen Berisha.Kjo është provë. Për kohën kur demontoheshin armët dhe municione në Gërdec dhe zoti Shkëlzen Berisha  merrte fakse nga ministrat. Këtu kam tabulatin e telefonit të Delijorgjit, i cili vetëm 30 minuta pas tragjedisë së Gërdecit, i ka telefonuar për 50 sekonda Shkëlzen Berishës”, tha Tahiri.

Procesi gjyqesor u ndoq nga rreth 20 deputete te opozites, si edhe disa perfaqesues te shoqerise civile.

Tahiri, “përpjekje për t’i shpëtuar ligjit”

Pas deklaratave të deputetit Sajmir Tahiri reagoi avokati i Argita dhe Shkelzën Berishës, Sokol Barçi.

“Pas përpjekjesh të dëshpëruara për t’iu fshehur një proçesi ligjor nëpërmjet gënjeshtrash e fshehjesh për të shtyrë seancat gjyqësore, deputeti Tahiri edhe sot tregoi që nuk respekton institucionin e gjykatës kur gënjen për arsyet pse nuk janë thirrur njerëzit të marrin pjesë në seancë, kur vazhdon të shpifë dhe të interpretojë sipas interesit të tij dokumenta që prokuroria i ka provuar si fallsifikime apo si të pavërteta”, thuhet ne deklaraten e avokatit të fëmijëve të kryeministrit.

“E vetmja mënyrë për të provuar të kundërtën ka qënë që ai të tregonte se në momentin kur ka bërë deklaratën ka pasur në dorë prova konkrete ku është bazuar”, vijon deklarata.

“Tahiri nuk ka paraqitur dot prova të tilla. Ai i ka kërkuar gjykatës dhe paditësve t’ia gjejnë ato. Ai ka bërë çmos të pengojë drejtësinë duke shtyrë seancat e gënjyer gjykatën, ka preferuar të bëjë shoë para kamerave në rrugë, në vend që të vijë në sallë të gjyqit dhe t’i bindet rregullave të një proçesi të drejtë ligjor”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga avokati Sokol Barçi.

Top Channel