OSBE: Qeveria financon mediat e veta

06/06/2012 00:00

Përfaqesuesja e OSBE-së për Median, Dunja Miatoviç, gjatë një leksioni
të zhvilluar me studentët e gazetarisë, në ambientet e rektoratit ka
vënë në dukje disa nga problemet themelore me të cilat po përballet
media dhe gazetarët shqiptare.

“Shqipëria ka përpara një rrugë të gjatë,- ka thënë zonja Miatoviç, – para se të thuhet se është e lirë dhe e shëndetshme”.

“Shume gazetare nuk paguhen, nuk kane kontrata, jane të politizuar dhe keto jane te papranueshme. Shume gazetare kane interesa te caktuara, por kur vjen puna tek dinjiteti i gazetarit ata bashkohen, por këtui nuk ndodh kështu, këtu luftojnë njëri-tjetrin, siç ndodh në Sarajevë. Ju duhet te bashkoheni, te luftoni, në të kundërt nuk mund te quheni gazetare”, tha Miatoviç.

Perfaqesuesja e OSBE-së per Median eshte pyetur sesa ndikon ne lirine e medias, shperndarja ne menyre te njeanshme e reklames shteterore, vetem ne disa televizione qe jane prane qeverise.

“Eshte shume e qarte qe ne Shqiperi keto te ardhura, nuk caktohen ne menyre transparente dhe nuk shkojnë te të gjitha mediat, por fatkeqesisht vetem tek më të preferuarat e qeverisë. Kjo eshte nje nga çeshtjet qe do te diskutoj me autoritetet. Ajo ndikon ne lirine e medias, sepse eshte aktuale, por gjeja më e mire eshte se eshte nje faktor i dukshem dhe te gjithe kane dijeni per te, diskutojne, pra nuk eshte dicka e fshehur.Dhe duhet te zgjidhet duke organizuar dhe shpërndarë me transparence dhe ndershmeri keto fonde ne te gjitha mediat dhe jo vetem disa media qe jane pro qeveritare. Keto jane vetem disa nga problemet qe kane prekur median dhe kjo situatë duhet te ndryshoje”, tha Miatoviç.

Ne vemendjen e zonjes Miatoviç eshte sjelle çeshtja e skandalit te ish-ministrit te Kultures Ylli Pango, i cili u denoncua ne emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili u gjobit nga gjykata me 400 mije euro.Nje ngjarje, e cila eshte pare me prioritet edhe nga zyra e OSBE-së, ne nje kohe ku po kerkohet qe per gazetaret te mos vendosen gjoba me te larta se 20 mije euro.

“Zyra ime e ka ngritur kete problem me autoritetet, kur kjo ngjarje nisi. Kam biseduar me ministrin e Drejtesise, me ministrin e Jashtrem dhe shume aktore te tjere te rendesishëm per ta pare kete çeshje me shume kujdes, pasi me duket e papranueshme, absolutisht e papranueshme.Une mendoj qe tarifa e gjobes eshte e papranueshme, por çdo vend, pasi 400 mije euro per Shiperine, per Mbretërinë e Bashkuar e per çdo vend tjeter eshte e papranueshme. Nese shikon që çështja ka nje interes publik dhe nese shikon qe këtë çështje e ka nisur nje person qe tani eshte zyrtar i larte i qeverise dhe ka nje deklarate te kryeministrit qe specifikon qe nje zyrtar i larte nuk duhet te ngreje nje padi  mbi median, unë shpresoj dhe besoj ne pavaresinë e Gjykatave këtu në Shqipëri dhe shpresoj qe kjo ceshtje do te mbyllet ketu  ne menyre profesionale dhe qe ngjarje të tilla nuk do të përsëriten më. Keto ceshje kriojne nje ndikim negativ jo vetem per Top Channel, por per gjithe median.Ne Shqiperi dhe përtej saj, krijojne nje imazh negativ per vendin nese autoritetet mbajne nje qendrim te tille ndaj medias. Natyrisht nese ata gabojne duhet te pagojne çmimin per kete, por mendoj se 400 mije eshte nje çmim me shume se shokues dhe ekstrem”, tha Miatoviç.

Top Channel