Intelektualët: Nano për President!

06/06/2012 00:00

Një grup prej 26 intelektualësh u bëjnë thirrje krerëve të grupeve parlamentare të mbështesin kandidaturën Fatos Nanos për postin e Presidentit të Republikës.

“Fatos Nano përmbush të gjitha kriteret personale dhe politike për të qenë një President i denjë i Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe zhvillimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ato përfundimisht nga loja politike, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve”, thuhet në letrën e intelektualëve.

Në letër shtohet se duke mbështetur Fatos Nanon si kandidat për President, formësohet një precedent i ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar.

Intelektualët thonë se Nano përfaqëson vlera liberalizuese dhe demokratike në traditën tonë të re politike, “me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të; me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike; me zgjedhjet e lira të organizuara në kohën e qeverisjes së tij dhe me rrotacionin paqësor të pushtetit Fatos Nano ka vendosur precedentë, të rëndësishëm për një demokraci të re, me dorëheqjen e tij nga Kryetar i Partisë Socialiste në 2005, Fatos Nano ka instaluar në jetën politike shqiptare precedentin e përtëritjes së elitave politike në këtë vend duke i dhënë frymëmarrje dhe konkurencë skenës sonë politike.

Letra drejtuar krerëve të partive parlamentare është firmosur nga lista e emrave të mëposhtëm:

1.Ylli Popa
2. Dhori Kule
3. Moikom Zeqo
4. Gjergj Sinani
5. Adrian Civici
6. Mihal Tase
7. Arben Gjata
8. Ksenofon Krisafi
9. Aferdita Jonuzi
10. Petrit Malaj
11. Leonard Solis
12. Luan Bregasi
13. Zef Preci
14. Artan Santo
15. Bajram Muco
16. Shaban Sinani
17. Edit Mihali
18. Sulo Haderi
19. Ali Ahmeti
20. Uke Ibrahim Rugova
21. Thimio Kondi
22. Kujtim Cashku
23. Pirro Milkani
24. Ekrem Bardha
25. Arjan Gjonca
26. Anton Lulgjuraj

Top Channel