Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj u ra edhe njëherë këmbanave
të alarmit për volumin e madh të çështjeve të mbartura në vite, që ende
nuk janë shqyrtuar nga Kolegjet Penale dhe Civile, shqetësim ky i
ngritur prej saj edhe dy vjet me pare.

“Aktualisht Gjkykata e Lartë është tejet e ngarkuar me një numër të konsiderueshëm çështjesh civile dhe penale, të cilat janë bartur vit pas viti dhe presin shqyrtimin e tyre në përputhje me ligjin. Për ilustrim të kësaj gjendje alarmante ju bëjmë me dije, se në fund të vitit 2011, volumi i çështjeve të mbartura nga vitet e mëparshme ka qenë 9198 çështje, afërsisht sa 3.5-fishi i mesatares shumëvjeçare të volumit të punës të kësaj gjykate. Kjo gjendje është krijuar për shkak të një sërë faktorëve, të cilët kanë ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e punës së saj. Së pari, struktura e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë e përbërë nga 17 anëtarë dhe organizimi i saj me dy kolegje ate civil dhe penal sipas ligjit ekzistues, përbëjnë një pamundësi njerëzore për të përballuar normalisht dhe evaduar këtë mbingarkesë të çështjeve. Së dyti, mosplotësimi për një periudhë të gjatë kohe dhe jo në kohën e duhur të vendeve vakant të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që u ka mbaruar mandati”, tha Becaj.

Por përkundër propozimeve në Projektligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates se Larte, ku thuhet se Gjykata e Lartë të ketë nga 17, 19 anetare, sipas kryetares Shpresa Becaj, numri duhet shtuar deri ne 23.

“Kjo bën evident ndryshimin e dispozitave përkatëse të ligjit lidhur me numrin e gjyqtareve të Gjykatës se Larte, shtimin e tyre nga 17 ne 23 anëtarë, shtimin e kolegjeve duke krijuar Kolegjin Administrativ pranë Gjykatës së Lartë dhe rishikimin e numrit të anëtarëve të kolegjeve sipas rëndësisë së çështjeve, përkatësisht me 3, 5 apo 7 gjyqtarë”, tha Becaj.

Gjate konferences per Reformen ne Gjykaten e Larte u prezantua projekligji “per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte”, ku bie ne sy ndryshimet ne nenin 3 per kushtet dhe kriteret e zgjedhjes se gjyqtareve. jane bere shtesa  mes te cilave, ai duhet te mos kete qene anetar i partive politike, te mos kete mase disiplinore ne fuqi, te mos kete konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtare te gjykatave te juridiskionit te zakonshem dhe per te sigurohen informacione konfidenciale ne lidhje me kandidatet te disponuara nga organet e sigurise kombetare dhe sigurise publike

Top Channel