Berisha: Tërmetet në Itali, 50 mijë euro për të prekurit

06/06/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha njoftoi akordimin e 50 mijë eurove për
personat e prekur nga tërmetet në Itali, si dhe 1 milionë lekë për secilen nga familjet e viktimave të tragjedisë së Himarës.

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri njoftoi edhe akordimin e 300 mijë lekëve për vajzat e plagosura në aksidentin tragjik të 21 majit.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se praktikat dixhitale bëjnë të mundur një pjesëmarrje më të gjerë, duke njoftuar përurimin e projektit për aktet dixhitale që do të shtrihen në të gjithë administratën.

“Ky projekt do të bëjë që administrata shqiptare të jetë më transparente. Endrra e Shqipërisë dixhitale po bëhet përditë e më shumë realitet”, tha Berisha.

Top Channel