Mijatoviç: Mediat diskriminohen!

05/06/2012 00:00

E mbërritur në Tiranë në një vizitë që përfshin takime me nivelet më të
larta në Qeveri, Kuvend dhe fushën e medias, komisionerja e OSBE-së për
Median, Dunja Mijatoviç gjatë takimit të parë në Komisionin e Medias dhe
Arsimit ka nënvizuar disa çështje të rëndësishme, si në heqjen e
shpifjes nga Kodi Penal, në një kohë kur shteti dhe gjykatat aplikojne
gjoba marramendese ndaj gazetareve dhe mediave, garantimin e nje mjedisi
me media vertete te lira dhe te pavarura, si edhe procesin e
dixhitalizimit.

“Une do të doja që në ligj të kryhej dekriminalizimi i plotë i shpifjes, do të doja t’ju ofroja asistencen e zyres sime për t’i ndryshuar keto despozita dhe per te bere dekriminalizimin e plote”, tha Mijatoviç.

“Janë raste shumë të rralla, kur një gazetar në këto 20 vjet është kërkuar të dënohet për shkak të shpifjeve ose të informacioneve të pavërteta që publikojnë në gazetë ose në një organ mediatik. Qeveria e zotit Berisha, qysh në 2005 i ka ndaluar të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore, që të ngrejnë akuza për shpifje ndaj çfarëdolloj organi mediatik”, tha Mark Marku, deputet demokrat.

Një pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte ajo për shpërndarjen e pabarabartë të reklamave shtetërore me favorizimin dhe financimin me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe fondeve publike të mediave pranë qeverisë, e për rrjedhojë duke diskriminuar në mënyrë të hapur mediat e tjera të pavarura. Pa harruar këtu edhe mungesen e pavarësisë së KKRT-së.

“Çështja e monopolit, åshtja e reklamës shtetërore dhe padyshim çështja e operatorit publik, i cili unë besoj që për të tëra këto probleme, që sapo përmenda, padyshim problemi nuk qëndron te boshllëku ligjor, por ka nevojë të adresohen me një vullnet politik. Duke folur për këtë punë që kemi bërë të përbashkët, për përgatitjen e kuadrit ligjor dhe të strategjive që afektojnë lirinë e medias në Shqipëri, natyrisht nuk dua të them që situata është perfekte, por le të mbetemi këtu te informacioni, sa i përket kuadrit ligjor të politikave”, tha kryetarja e Komisionit të Medias, Valentina Leskaj.

“Çështja e reklamave shteterore mund te ndikoje ne shperndarjen e njeanshme te fondeve shteterore drejt disa mediave te preferuara. Një çeshtje tjeter eshte pavaresia e autoritetit rregullator KKRT. Çeshtja e pavaresise varet nga ligji nese ai duhet te ishte ndryshe dhe statusi i pavaresise se saj do te ishte me i mire. Derisa të kemi një kuadër të fortë, derisa shteti i se drejtes e ligjit të forcojë veprimtarine e medias dhe jo ta kufizojë atë, une si perfaqesuese e lire se medias do t’i ngre keto çeshje ne menyre qe qeveria te beje me te mirën që të lejoje median dhe gazetaret te punojne te lire”, tha Miatoviç.
 
Pak kohe me pare, kryetarja e Komisionit te Medias Valentina Leskaj denoncoi deformimin politik dhe diskriminimin qe qeveria i ben mediave me shperndarjen e reklamave shteterore, duke deklaruar se jane te pakten 17 milionë euro reklama, te cilat shteti i çon ne televizionet e tij te preferuara.

“Unë theksova edhe njëherë qëndrimin e Partinë Socialiste, lidhur me reklamat që ka të bëjë me barazinë e mundësive. Përsa i përket shumës që u përmend në këtë mbledhje, vlerësohet të jenë 15 deri 17 milionë. Në cështjen e reklamave ka patur qëndrime klienteliste nga ana e qeverisë”, eshte shprehur Leskaj, në një deklarim bërë më 18 maj.

Ne lidhje me procesin e dixhitalizimit, zonja Miatoviç u shpreh se Shqiperia duhet te hartoje, miratoje dhe aplikoje nje strategji te drejte per te gjithe dhe pa favorizuar askend, ne menyre qe t’i jape frymemarrje tregut dhe operatoreve, qe fatkeqesisht ne mungese te ligjit perballen me jo pak probleme.

“Persa i perket ligjit te medias jam e lumtur qe ju po punoni, Procesi eshte shume kompleks ne Shqiperi, e kam ndjekur nga afer dhe per momentin të gjithe subjektet po transmetojne ne menyre ilegale, pasi ata nuk kane leje. Keto transmetime duhet te legalizohen sa me shpejt, besoj eshte e rendesishme qe shteti te kete burimet e nevojshme per kete proces dixhitalizimi. Shpresoj qe te kemi nje situatë qe te zgjidhet sa me shpejt, dhe ne jemi gati t’ju asistojme. E di qe dixhitalizimi eshte nje proces mjaft teknik dhe ky proces udhehiqet nga teknikë të mirë, por eshte e rendesishme qe ju si deputetë te siguroni pluralizimin qe askush te mos kete monopol. Te gjithe zerat te degjohen dhe Parlamenti te jete nje instrument qe te ndihmoje ne kete drejtim”, tha Mijatoviç.

Top Channel