Konferenca ekonomike në Tiranë

05/06/2012 23:00

Kryeministri Berisha shtroi në mbrëmje, në mjediset e Pallatit të Brigadave, një pritje në nderim të pjesëmarrësve në Konferencën e dytë ekonomike që do të zhvillohet nesër në Tiranë, organizuar nga Agjencia Shqiptare për Investime dhe Zhvillim në bashkëpunim me Bankën Islamike për Zhvillim.

Kryeministri solli në vëmendjen e të pranishmëve disa nga potencialet më të mëdha të ofruara nga Shqipëria për investime, duke përmendur këtu potencialet në fushën e energjisë së rinovueshme, në fushën e turizmit, në minerale, naftë, gaz, etj.  

“Unë besoj se çdo sipërmarrës ka shumë arsye për të investuar në këtë vend dhe ju siguroj se vendi im do të bëjë çdo përpjekje, do të sigurojë çdo mbështetje për të krijuar një histori suksesi për këdo që do të vendosë ëndrrat e tij, ose të saja, në këtë vend”, tha Kryeministri Berisha.

Top Channel