Ambasadori italian thirrje për konsensus

05/06/2012 22:30

Në pritjen për festën kombëtare Ambasadori italian i akredituar në Tiranë, Masimo Gaiani gjatë fjalës së tij e ka vënë theksin tek domosdoshmëria që forcat politike në Shqipëri të gjejnë gjuhën e përbashkët për cështjen e presidentit.

Sipas tij Kreu i ri i Shtetit duhet të zgjidhet në frymën e Kushtetutës dhe të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Ky moment sipas ambasadorit italian është mjaft i rëndësishëm edhe në kuadër të plotësimit të prioriteteve që ende nuk janë kryer, cka sipas tij Shqipëria me vullnetin e duhur do mund t’i realizojë.

Në pritjen e organizuar me këtë rast kanë marrë pjesë politikanë të lartë, diplomatë dhe figura të tjera të rëndësishme të fushave të ndryshme.

Top Channel