Presidenti, digjet edhe raundi i dytë

04/06/2012 00:00

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të Republikes kaloi sërish pa asnjë surprizë. Pa asnjë kandidat, pa asnjë votim.

3 gjëra ndryshuan nga raundi i parë. Nuk u mbajten fjalime, dhe ky ishte rezultati i pare i prekshem i takimit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, që duket se kane nje pakt te heshtur mossulmimi, deri sa te ezaurojne te gjitha perpjekjet per nje president konsensual. Ndryshimi tjeter nga raundi i pare ishte mungesa e kryeministrit Berisha ne seancen pa kandidat. Ndryshimi i trete ishte se ky raund zgjati me pak se tre minuta, të nevojshme aq sa deputetet te zinin vendet dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, te njoftonte mungesen e kandidatit per President.

Të enjten deputetet do te kene pak me shume pune. Dhe pervec rutines parlamentare, do te duhet te vendosin se kur do te jete raundi i trete per zgjedhjen e presidentit.

Konferenca e Kryetareve nuk kishte konsensus per daten, pasi opozita kerkoi te henen, më 11 qershor, ndersa mazhoranca te premten, me 8 qershor. Ne fakt, meqe mazhoranca ka unitet per te premten, votimi duket se do te jete thjesht formalitet. Raundi i trete, sipas formulimit kushtetues, eshte raundi i fundit kur palet jane te detyruar te gjejne konsensus.

Në një prononcim në emisionin “Top Story”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se ende mund të zgjidhet me konsensus kreu i vendit dhe shprehu bindjen se palët e kanë vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje.

“Ky proces kërkon edhe një opozitë interaktive që propozon një kandidat për president. Mazhoranca nuk është refraktare për propozimet që mund të vijnë nga opozita”, tha Meta.

Meta theksoi se Xhezair Zaganjori është kandidaturë e mazhorancës dhe shtoi se rrallë një person kombinon aftësi të tlla për të qenë në krye të shtetit.

Kreu i LSI-së theksoi se të dielën ka patur një hap pozitiv, por në rast se takimi Berisha-Rama do të ishte zhvilluar më parë dhe nuk do të ishte publikuar editoriali i Ramës, atëherë kreu i vendit do të zgjidhej më konsensus më herët.

Top Channel