Në Shqipëri, fëmijëri e vështirë

01/06/2012 00:00

Aktorët kryesorë të hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre kanë bërë një skaner të gjendjes së fëmijëve në Shqipëri.

Në ditën e 1 Qershorit, festës së gjithë fëmijëve janë evidentuar arritjet, por edhe problemet me të cilat po përballen mijëra fëmijë, të cilët rriten ne familje me te ardhura minimale, çka sjell veshtiresi, ne ushqyerjen e shendetshme, arsimimin dhe sigurine e tyre.

“Më lejoni t’i bëj edhe njëherë thirrje përfaqësuesve të pushtetit vendor të zbatojnë këtë detyrim ligjor, por edhe moral, për të ngritur njësitë atje ku mungojnë”, tha ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi tha se ne Bashkimin Evropian, të pakten 19 per qind e femijeve jane te rrezikuar, por në Shqiperi kjo perqindje eshte me e larte.

“Rreth 19 për qind e fëmijëve në Europë janë të rrezikuar dhe kjo përqindje është shumë e lartë në Shqipëri. Shqiperia eshte nje vend qe do te jete pjese e Bashkimit Evropian, që do te thote, se do te plotesoje 11 prioritetet dhe ate te 11-in qe lidhet me te drejtat e njeriut, çka eshte e rendesishme per gjithe vendin”, tha Sequi.

“Puna duhet te fokusohet te femijet qe nuk shkojne ne shkolle dhe nuk kane ambientin e duhur social per t’u rritur. Duhen investime te medha, por edhe perpjekje te metejshme per t’i ndihmuar realisht keta femije”, tha Detlef Palm, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri.

Ne kete dite kushtuar femijeve u tha se nje pjese e madhe e tyre ndihen te dhunuar ne shkolle e ne shtepi. Ne studimin e kryer se fundmi ka rezultuar se 42 per qind e femijeve te anketuar kane pohuar se eshte ushtruar dhune fizike dhe verbale në shkolle dhe 45 për qind e femijeve jane dhunuar edhe ne familje. Te pakten 65 për qind e tyre  kane patur pasoja nga ushtrimi i dhunes mbi ta ne familje, por edhe ne shkolle. Ne te dhenat e bera publike nga ky raport thuhet se  61 për qind e familjeve rome kane deklaruar se perballen me veshtiresi per eduktimin e femijeve te tyre dhe 359 femije rome nuk jane regjistruar. Ne raportin e UNICEF-it vihet re se vdekshmeria e foshnjeve mbetet e larte ne qarkun e Dibres, ku vetem ne Peshkopi rezulton se vdekshmeria foshnjore eshte 17.1 per qind, nderkohe qe ne rrethin e Korçës per vitin 2011 eshte 10 për qind.

Top Channel