Presidenti, vihen në lëvizje ambasadorët

29/05/2012 00:00

Një ditë përpara votimit të parë në Parlament për zgjedhjen e
Presidentit të ardhshëm, komuniteti ndërkombëtar intensifikon përpjekjet
për të bindur palët në gjetjen e një konsesusi, deri më tani të
munguar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar për më shumë se 40 minuta me kryeministrin Berisha, ku në qendër të bisedimeve krahas zgjedhjes të Presidentit është folur edhe për reformat parlamentare dhe atë zgjedhore. Ambasadori Arvizu në deklarimet e mëparshme ka shprehur deshiren qe presidenti i ardhshem te zgjidhej, qe ne raundin e pare te votimeve, çka do te thote te zgjidhej me konsensus.

Pas takimit me zoti Berisha, ambasadori i SHBA-ve, i ai i BE-së dhe zëvënedësambasadori i OSBE-së ngjitën shkallët e selisë rozë.

Pas takimit me Edi Ramën, të tre diplomatët theksuan se në këto takime ata nuk kanë marrë përsipër të bëjnë rolin e negociatorit, por çuarjen përpara sa të jetë e mundur të procesit. Ambasadori Arvizu deklaroi se deri më tani nuk ka asnjë emër konkret për kandidat dhe se i rëndësishëm është procesi. “Nuk kam dëgjuar një emër konkret. Por, procesi është më i rëndësishëm se emri. Duhet një proces për zgjedhjen e një personi në zyrën e të cilit të gjitha partitë të punojnë”, tha Arvizu.

Ndersa ambasadori Ettore Sequi deklaroi se: “Ne nuk bejme negociata”. Sipas tij ka dialog mes forcave politike rreth rëndësisë për procesin dhe këtë mundësi që lidhet edhe me integrimin e vendit.

Besohet se ambasadori Arvizu së bashku me kolegët e tij të akredituar në Tiranë do te vazhdojne te luajnë një rol te rendeishem per te çtensionuar sa me shume marredheniet me paleve dhe te beje perpjekje qe presidenti i ardhshem te marre edhe konsensusin e të gjithë aktorëve politikë.

Top Channel