Partia Demokratike u shpreh sërish kundër Moratoriumit të skafeve. Përmes zëdhënëses Selia Blu sulmoi deputetët socialistë që janë iniciatorë të kësaj nisme në Parlament. Sipas PD deputët me këtë nismë duan të rikthejnë traqifet në vend.

“Dje forcat e rendit ne Shqipëri dhe Itali vendosën para ligjit rreth 32 anëtarë, shqiptarë dhe italianë, të një bande të madhe dhe rrezikshme të mafias e trafikut të drogës si dhe konfiskoi skafin dhe mjetet e tjera të tyre të krimit të organizuar. PD përshëndet këtë aksion të përbashkët të dy vendeve si dëshmi tjetër e bashkëpunimit që ekziston midis tyre. PD me këtë rast informon shqiptarët se skafo-deputetë në parlamentin shqiptar, me porsoi dhe interesa direkte të mafias dhe trafikut të drogës, me të cilat ndajnë me sa duket fitimet, ka marrë nismën e anulimit në parlament të moratoriumit të skafeve. PD denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shndërrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”, tha zëdhënësja e PD.    

Top Channel