Meta: Berisha dhe Rama të takohen

26/05/2012 00:00

Kreu i LSI ka fshikulluar hidhur vendimin e kryeministrit Berisha për të mos u takuar me Edi Ramen, për çështjen e Presidentit.

Duke folur ne nje konference per zgjedhjen e Kryetares se Forumit te Gruas së LSI-së, Meta tha se Berisha dhe Rama duhet të lënë pas të shkuarën dhe të takohen për interesat e vendit.

Meta iu referua kryeministrit te Zimbabves, i cili për hir të vendit, takohet dhe bisedon me presidentin-diktator Mugabe, qe i ka vare edhe njerezit e familjes.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Na duhet vetem pak mirëkuptim dhe fleksibilitet qe te mbyllim reformen zgjedhore, qe te mbyllim reformen e procedurave parlamentareve, qe te zgjidhim çeshtjen e imunitetit per politikanet dhe zyrtaret e larte. Dhe njekohesisht qe te zgjedhim nje president, i cili t’i kontribuoje  procesit te integrimit evropian te Shqiperise. Nuk mendoj se kjo eshte ndonje sakrifice e pamate, kur kujtoj se para nje jave ne Vjene takova nje figure te njohur per mua. Takova Morgan Tsvangirai, i cili eshte kryeministri i Zimbabves. Ai ka qene per vite te tera udheheqes i Lëvizjes per Ndryshim, forces kryesore opozitare ne nje nga regjimet me cnjerezore te Afrikes dhe te gjithe botes. Dhe Ralfi, sekretari i marredhenieve nderkombetare me tha: Po ky, si ulet cdo jave me Mugaben dhe diskutojne per te ardhmen e Zimbabves, duke patur parasysh se sa shume njerëz jane vrare, sesa shume njerez ka humbur dhe Tsvangirai gjate viteve te renda te opozies, ku humbi edhe bashkëshorten, nene  e 6 femijeve? Dhe natyrisht Tsvangirai ulet me Mugaben i cili ende vazhdon te jete presidenti i Zimbabves, jo sepse ka harruar te kaluaren, jo se ka harruar te vraret, jo se ka harruar manipulimin e zgjedhjeve, por se ai e di shume mire se, ne rast se nuk do te ulen, nuk do te bisedojne , nuk do te bashkepunojne, akoma me shume njerëz do te vriten ne Zimbabve. Akoma me shume femije do te mbeten jetime.Ndaj ngritja mbi te kaluaren eshte nje kerkese imediate e politikaneve kudo. Eshte nje kerkese imediate edhe per ne politikanet ketu ne Shqiperi, nje vend teresisht evropian, nje vend me shumice dërrmuese mbeshtet anetaresimin e Shqiperise ne BE. Askush nuk duhet t’i kundërvihet kësaj kerkese legjitime, e cila nuk njeh perkatesi partiake. Ndaj LSI qendron e qarte dhe e vendosur per t’i kontribuar ketij procesi te rendesishem, qe eshte nje proces historik, por njekohesisht edhe nje proces, ku duhet te triumfoje toleranca dhe jo arroganca, e nesërmja dhe jo e djeshmja, sepse te gjithe presin per nje te nesërme me te mire”.

Top Channel