Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga votimi i parë në Parlament për të
zgjedhur Presidentin e ri të Republikës, në një intervistë për Top
Channel ambasadori Damimarkës në Tiranë Karsten Ankjaer Jensen shprehet
se 5 vitet e ardhshme të integrimit europian të Shqipërisë lidhen
ngushtësisht me personin që do të zgjedhin politikanët shqiptarë.

Top Channel – Zoti Ambasador vëndi juaj është duke drejtuar presidencën e BE. Do të doja tju pyes në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri që lidhen me mos finalizimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentar ndërkohë që patëm një deklaratë nga komisioneri Stephan Fyle i cili vuri si afat datën 24 Maj.

Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen: Shpreh keqardhjen për këtë, pasi ka mbetur pak kohë për Shqipërinë deri në progres raportin e ardhshëm nga ku komisioneri do të propozojë ose jo për marrjen e statusit të vëndit kandidat. Pra ka mbetur pak kohë në përmbushjen e prioriteteve. Une personalisht dhe shumë prej kolegëve të mi shprehim keqardhje që ky afat nuk u Permbush. Kjo të bën të mendosh, nëse klasa politike shqiptare me sinqeritet do të përmbush aspiratat e popullit të tyre për t’ju bashkuar BE-s. Ata humbën mundësinë të përfundonin reformat brënda këtij afati, por ku i dihet, mbase ata vendosin të merren vesh, të gjejnë një kompromis sonte apo nesër. Nëse e bëjnë këtë nuk do të jetë fundi i botës. Dua ta theksoj. Ka mbetur shumë pak kohë për ta bërë këtë.

Top Channel – Më 30 Maj parlamenti do ti drejtohet votimit të parë për të zgjedhur presidentin e ri. Cila është pikpamja juaj për procesin e deritanishëm?

Ambasadori Jensen: Procesi deri më tani ka qënë kryesisht në media dhe emisione të ndryshme televizive. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është personi. Ajo që merr një rëndësi të vecantë është se  cilin person do të zgjedhin politikanët shqiptarë. Shqipëria është përballë një mundësie për të dërguar dy mesazhe. I pari; që ata kanë ngecur tek e shkuara politike ose janë duke pare nga e ardhmja. E shikoj si me shumë rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin. Ai do të jetë fytyra apo imazhi I Shqipërisë për pesë vitet e ardhëshme, që jane vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë drejt proceseve integruese. Dhe prandaj ky person do të jetë imazhi I shqiptarëve të ndeshëm dhe punëtorë të cilët ne duam ti shohim si pjesë e Europës. Ose do të jetë fytyra apo I mazhit I asaj që edhe mund të shkoje keq me politikën shqiptare, të cilën ne në asnjë mënyrë nuk duam ta importojmë në europë. Prandaj është një zgjedhje e rëndësishme ajo cfarë pritet të vije nga politikanët. Kjo pasi ose do ta bekojë dhe kënaqe Shqipërinë, ose do të qëndrojë si një hije e keqe për 5 vitet e ardhëshme. Prandaj e përsëris. Është një zgjedhje vendimtare. Nëse bëhet zgjedhja e gabuar kjo nuk do të ndihmojë shqipërinë drejt integrimit europian. Integrimi do të ndodhë herët a vonë. Pra është cështje kohe, por nëse ju zgjidhni një president që do të kthehet në një pengesë për integrimin ky proces do të marrë më shumë kohë duke menduar se sa i rëndësishëm është ky vit, kur kremtohet 100 vjetori pavarsisë. Zgjedhja e presidentit mbart një dicka sinjifikative . Shpresoj që politikanët shqiptarë do te  plotësojnë detyrat e saj duke i gëzuar shqiptaret me marrjen e statusit te vëndit kandidat.

Top Channel – Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur është shprehur për një president konsensual por qartas shikojmë kryeministrin Berisha i cila që thotë se presidenti duhet të jetë nga radhët e PD.Kjo këmbëngulje e kryeministrit mos vallë është një devijim nga apeli që keni bërë për një president konsensual?

Ambasadori Jensen: Jo. Janë dy gjëra.Një president konsensuar do të dërgojë sinjale të forta në europë se politikanët shqiptarë e kanë të mundur të punojnë për një qëllim të përbashkët. Merr rëndësi se cilin person ata do të zgjedhin duke përdorur kompromisin. Nëse është një person që dërgon sinjale se Shqipëria ka mbetur tek e shkuara, ateherë kjo nuk do ta ndihmojë intergrimin. Nëse ai do të tregojë se qëndron nga ana e së ardhmes së Shqipërisë, ateherë kjo do ta ndihmonte integrimin. Do jetë nje hap pozitiv nëse deputetet do të vendosin për një kandidat  me standarte të larta dhe do të demostrtrojë unitetin e shqipërisë duke cuar sinjale pozitive të dyanshme si në Shqipëri ashtu edhe në Bruksel. Por natyrisht nuk do të dërgohet një mesazh pozitiv nëse presidenti zgjidhet me 71 vota. Ky nuk do të jetë një mesazh i mirë nga parlamenti. Duhet të kemi parasysh faktin se kjo është një zgjedhje që zgjat 5 vjet.

Top Channel – Sa i dëmshëm është për imazhin e Shqipërisë raporti i djeshëm i departamentit të shtetit ku nënvizohen cështje si ato të zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ngjarjet e 21 janarit dhe korrupsioni?

Ambasadori Jensen
: Nuk e kam lexuar të gjithë raportin,  por vetëm një përmbledhje të tij. Ajo që reflektohet në raport janë ekzaktësisht ceshtjet që janë kthyer në probleme për integrimin europian. Ato duhet të zgjidhen në  mënyrën e demostrimit të standarteve demokratike dhe shpirtit europian.

Top Channel