Vëllai i shoferit: Autobusi në gjendje të keqe

25/05/2012 00:00

Familjarët e drejtuesit të autobusit, Pëllumb Çela, i cili humbi jetën
në aksidentin e Himarës, janë të pakënaqur me daljen e konkluzioneve të
ekspertizës së bërë nga policia.

Ata thone se nuk eshte faji i te afermit te tyre per aksidentin, por e gjendjes teknike te autobusit. Vellai i viktimes, me profesion mekanik, kerkon të rishikohet gjendja teknike e autobusit dhe gjendja e rrugës. Familjarët thonë që ai sapo ishte kthyer nga një ekskursion disaditorësh në Korçë dhe mëngjesin e së hënës i është dashur që të shkojë për ekspeditë në Himarë.

Punonjësit e agjensisë “Llixha 2011” e pranojnë faktin që nuk janë të siguruar nga agjensia por thonë që mjetet e tyre janë të kolauduar

Agjensia “Llixha 2001” ka në dispozicion 9 autobusë, ku disa prej tyre përdoren për rrugë të gjata, ndërsa ata të amortizuarit bëjnë rrugë brenda rrethit të Elbasanit. Autobusi që  u përfshi në aksident shërbente vetëm për ekspedita dhe shoferët e agjensisë thonë që Universitetit “ Aleksandër Xhuvani”, prej 5 vjetesh bashkëpunonte me këtë kompani. Agjencia realizon transportin e mesuesve dhe bashkepunon me shkollat per ekskursionet. Drejtuesi i kesaj agjencie, Ardian Daka diten qe ndodhi aksidenti ishte ne Turqi me nje prej autobuseve te tij ne nje ekskursion 11-ditor te punonjesve te nje komune ne qarkun e Elbasanit.

Top Channel