Rama në Kamëz: Marrëveshje me popullin

25/05/2012 00:00

Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në Partinë Socialsite, kreu i saj Edi Rama tha se opozita do të hartojë një program realist dhe një program elektoral.

“Ne na takon që njerëzve t’u themi se sa më mirë do ta bëjmë ne punën në shërbim të tyre dhe sa më e mirë do të jetë politika nëse sa më shumë njerëz bëhen bashkë, jo duke dhënë besim të verbër, por një besim të bazuar tek një marrëveshje”, deklaroi Rama.

Zoti Rama fajësoi demokratët nga Kamza, se kanë keqpërdorur votën e dhënë masivisht për ta në këtë zonë gjatë këtyre viteve.

“Sot, jo vetëm legalizimet nuk janë kryer dhe janë një problem i hapur për shumë familje, por pjesa tjetër lë për të dëshiruar”, u shpreh Rama.

Top Channel