KKRT: Të ndryshojë ligji për mediat

25/05/2012 00:00

Strategjia për kalimin nga transmetimet numerike në dixhitale ka tre
javë që ka kaluar në Këshillin e Ministrave, ndaj kryetarja e KKRT-së
Endira Bushati ka theksuar se pritet që ligji për mediat audiovizive të
refektojë ndryshimet e strategjise.

“Ligji tashmë është në gjendje që të reflektojë edhe strategjinë, e cila ka rreth tre javë që është miratuar nga Këshilli i Ministrave. Kjo strategji ka parashikuar mënyrën se si do të bëhet kalimi në transmetimet numerike dhe kjo pjesë pritet të reflektohet edhe në ligjin e ri. Pjesë shumë e rëndësishme e ligjit të ri është çështja e përmbajtjes dhe në draftin aktual ne konstatojmë me kënaqësi që kemi një përafrim të plotë, të direktivës europiane për shërbimet audio-vizuale”, tha Bushati.

Kryetarja e KKRT-së tha se ne projektligjin per mediat nje hapesire te vecante do te kete mbrojtja e te miturve permes shenjave paralajmeruese ose reklamave.

Nenkryetari i Komisionit te Medias, Mark Marku ne takimin e zhvilluar me vendet e Detit te Zi tha se tregu mediatik deri me tani ka qene kaotik.

“Aktorët mediatikë në tregun e mediave shqiptare kanë qenë më shumë të prirur drejt lirisë dhe anarkisë, sesa drejt rregullimeve ligjore dhe zbatimit të rregullave dhe të ligjeve. Vetë aktorët e mediave janë vetëdijësuar se rregullimi dhe mbrojtja ligjore është në fakt garantimi i lirisë së tyre”, tha Marku.
 
Projektligji i mediave audiovizive prej shume kohesh diskutohet ne Komisionin e Medias dhe Arsimit, ku ka patur dhe debate te vazhdueshme mes grupeve te interesit dhe hartuesve.Kalimi nga transmetimet analoge ne numerike, eshte nje proces qe ka nje kosto te larte financiare çka do te kerkoje edhe subvencion nga shteti.

Top Channel