Presidenti, debate edhe në Kuvend

24/05/2012 00:00

Çështja e presidentit është bërë objekt debatesh edhe në Parlament mes opozitës dhe mazhorancës.

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi akuzoi Berishen se nuk po behet pjese e diskutimeve, por e paracaktuar kandidaturen dhe po pergatit diversionin e radhes. Ndersa Berisha deklaroi se Partia Demokratike i ka kapacitet per te prodhuar nje president te denje.

Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi: Sot ishte kufiri i fundit me Kushtetutë, sot ishte kufiri i fundit me procedurë parlamentare dhe kësaj procedure parlamentare dhe kushtetutese, ne nuk i kemi paraprirë me një proces politik.Opozita ju ka drejtuar një letër, ju ka bërë një apel, ju vazhdoni të jepni përgjigjen që Presidenti do të jetë një drejtues i lartë i Partisë Demokratike. Pra, me pak fjalë ose s’jeni dakord as me konsultime, as me proces, ose do ta bëni atë formalisht, sa për të kaluar radhën. Ja pse, kryetari i opozitës ju ka ftuar. Shumica e partive, qoftë edhe ato të maxhorancës janë takuar me të dhe ato kanë pritur që ju t’i thërrisni dhe t’i dëgjoni. Mos bëni demagogjinë dhe diversionin e radhës të deputetëve të opozitës, që ne shikokemi njëri-tjetrin president, apo nuk votokemi njëri-tjetrin. Ne jo se nuk kemi kapacitete që e bëjnë shumë mirë atë punë, por kemi një filozofi dhe pozicion politik. Ne kemi deklaruar që duam të zgjedhim Presidentin e vendit, jo Presidentin as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste.

Kryeministri Sali Berisha
: Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, në Kushtetutën e vendit sot është hapur procedura. Unë nuk jam për show, unë jam për një proces, siç e kam deklaruar, të negociueshëm dhe kushtetues. Këtu qëndroj plotësisht.Unë ju garantoj ju, se procesi në përkushtimin tim do të jetë i tillë. Unë nuk eci me klishenë e armikut dhe të demonit. Sigurisht kam deklaruar dhe pohoj prapë e deklaroj, po përse e bëj atë. Se në bindjen time në këtë Parti Demokratike ka personalitete të shquara të këtij vendi, të cilat janë të afta me përkushtimin e tyre t’i shërbejnë vendit. Por sigurisht që vendi është i pari, pra jam përcaktuar. Doni të them se do të propozoj një personalitet të Partisë Socioliste? Kjo është detyra juaj ta propozoni, jo e imaj. Nuk bëj unë hipokritin, as maskën, une them atë që kam. Them që është një proces i negociueshëm dhe kushtetues. E doni në këtë mënyrë, provojeni do të jetë i tillë. Do të ulemi këtu në Parlament. Sot Kryesia mandaton përfaqësuesit e Partisë Demokratike, jo për show, por për negociata.

Top Channel