Ish të burgosur politike të burgut famëkeq të Spaçit dhe të afërm të
tyre, si dhe te afermit e atyre qe humben jeten ne kete burg kane
perkujtuar pervjetorin e revoltes se famshme.

Qindra te burgosur ne kete kamp pune dhe burg u peleshen me policet dhe rojet dhe ngroten ne kamp flamurin kuq e zi pa yllin komunist. Ish te burgosurit e vitit 1973 jane rikthyer edhe njehere ne vendin, ku humben rinine e tyre me tufa me lule.

Te tjere te burgosur politike kane shprehur revolten e tyre qe edhe tani pas kaq vjetesh te drejtat e tyre nuk jane kthyer dhe ish te burgosurit dhe familjaret e tyre neperkemben.

Bashke me ish te burgosurit kete revolte e kane perkujtuar edhe pasardhesit e ish te burgosurve qe vuajten apo humben jeten ne kete burg famëkeq.

Revolta e spacit dhe revoltat e tjera te burgjeve famkeqe te komunizmit ishin fillimi i rezistences dhe luftes per liri. Shume nga ata qe nuk e pranuan regjimin komunist deri ne fund humben edhe jeten te pushkatuar apo varur pa gjyq.

 

Top Channel