Ligji shqiptar u jep të drejtën familjeve të personave që humbasin jetën
në aksidente me mjete të transportit publik të përfitojnë dëmshpërblim
financiar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tha për Top Channel se ligji parashikon dëmshpërblim edhe për ata persona, që mbesin të lënduar gjatë këtyre aksidenteve, për të përballuar shpenzimet e kurimit apo dhe kompensimin e humbjes së aftësisë për punë, qoftë kjo e përkohshme apo e përhershme.

Sipas AMF-se nga demshperblimi, sipas ligjit ne cdo rast perjashtohet vetem drejtuesi i mjetit, por nese ai ka policë sigurimi vullnetar ai mund te perfitoje demshperblim ne rast aksidentesh. Ne rastin e tragjedise se Himares ku humben jeten 13 vete dhe u plagosen 24 te tjere AMF thote se  autobusi i rrezuar ka qene i siguruara ndaj paleve te treta  tek kompania “Sigma Viena Insurance Group”.

Sipas AMF ky siguracion mbulon deshmperblimin per viktimat dhe te plagosurit ne nje vlere totale qe eshte minimalisht 150 milione leke. Ky është kufiri minimal i dëmshpërblimin, por vlera reale del pas vlerësimit që bëjnë ekspertët e posaçëm të autoritetit të mbikëqyrjes financiare. Shuma e demshperblimit llogaritet sipas nje formule te posaçme qe eshte parashikuara ne ligj. Sipas AMF-se, kompani siguruese i ka  të gjitha kapacitetet financiare për të përballuar dëmshpërblimin.   

Top Channel