Burgoset informatori që zbuloi Bin Ladenin

23/05/2012 15:10

Një doktor pakistanez që ndihmoi CIA-n që të zbulonte vendndodhjen e Osama Bin Ladenit është burgosur për të paktën 30 vjet, informuan të mërkurën burimet zyrtare.

Shakil Afridi u shpall fajtor për tradhëti të lartë, duke krijuar një program të remë vaksinimi, në shërbim të mbledhjes së informatave për llogari të një agjenture të huaj.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar lirimin e tij mbi logjikën se informatori i shërbeu interesave të përbashkëta amerikane dhe pakistaneze.

Bin Laden u vra nga një njesi elitë e ushtrisë amerikane në qytetin veriperëndimor të Abotabadit në maj 2011.

Ekzekutimi i kreut të al-Kaedës ka krijuar tension midis SHBA dhe Pakistanit, duke kontribuar për regjistrimin e një pikë të ulët historike të marredhenieve dypaleshe.

Islamabadi u ndie i mëpërkëmbur nga shkelja e sovranitetit dhe nga fakti që operacioni i CIA-s u zhvillua në sekret pa njoftuar qeverine qendrore.

Njëkohësisht, autoritetet u ndienë të turpëruara nga fakti që prej disa vitesh Bin Laden jetonte qetësisht brenda vendit, nje prove e qarte e mungeses se efikasitetit te sherbimeve sekrete vendase.

Top Channel