Shkodër, sherr për kreun e ujësjellësit

18/05/2012 00:00

Debate të ashpra kanë shoqëruar  prezantimin e drejtorit të ri të ujësjellësit-fshat, ku është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar palët.

Këshilli drejtues i ujësjellësit-fshat që përbëhet nga disa kryetarë komunash ka shkarkuar drejtorin e ujësellësit fshat, Flaurent  Shoshi  pak ditë më parë me  motivacionin punë të dobet  duke emëruar në vendit të tij Gezim Alibalin.

Por gjatë prezantimit të drejtorit të ri, drejtori i shkarkuar nuk ka pranuar të dorëzojë detyrën duke e cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe jo të ligjshëm.

Situata  mes palëve është acaruar. Kryetari i  komunës Velipojë, Pashk Ujka, tha se drejtori i shkarkuar ka përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj  këshillit drejtues.

Po sipas kryetarit të komunës  Velipojë Pashk Ujka, që është dhe një nga anëtarët e këshillit drejtues, shkarkimi i drejtorit është bërë pas një  situate të vështirë  që po kalon ujësjellësi-fshat dhe zona turistike e  Velipojës  e cila prej disa ditësh nuk  ka ujë të pijshëm.

Drejtori i shkarkuar ka akuzuar këshillin drejtues se ka marrë një vendim të padrejtë pasi i takon bordit drejtues ta shkarkojë.

Por sipas këshillit drejtues emërimi dhe shkarkimi i drejtorit është kompetencë e këshillit drejtues të ndërmarrjes ujësjellës-fshat.

Top Channel