Bulevardi i Tiranës, fiton projekti i “Grimshaw”

16/05/2012 00:00

Projekti fitues për zgjatimin e bulevardit dhe lumin e Tiranës është ai i studios britanike ‘Grimshaw Architects’.

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka shpallur sot fituesin duke kerkuar qe brenda viti te paraqitet projekti teknik i detajuar, nderkohe qe institucionet do te nisin punen per t’i hapur rruge punimeve, me zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe Nënstacionit Elektrik.

“Pas një diskutimi të detajshëm dhe sheshimit, nëpërmjet diskutimit, të çdo dileme, ne kemi vendosur se projekti që mishëron më së shumti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për një qytet modern europian, për një cilësi më të mirë të jetës, për shanse më të mëdha të zhvillimin ekonomik, mirëqënies dhe punësimit është ai i përfaqësuar dhe i prezantuar nga studio ‘Grimshaw Architects'”, tha Basha.

Studio ‘Grimshaw Architects’ ka projektuar bulevardin me gjeresi 60 meter, me tre sheshe kryesore, por ndryshe nga studio tjeter “DAR”, “Grimshaë” nuk ka prezantuar koston. Nderkohe sipas zotit Basha studiove u eshte kerkuar mesatarisht nje kosto 100, deri ne 130 euro per meter katror. Perfaqesuesi i “Grimshaw” shpjegon më në detaje projektin.

“Mund të them se është zgjatimi i bulevardit, por thyhen elementët shumë formale, me një seri të atyre që ne i quajmë zona të jetuara urbane. Do të kemi një shesh që do të jetë qendra tregtare për të bërë pazar, apo për argëtim, do të kemi një kompleks kinemaje, supermarkete të mëdha dhe dyqane të vogla që përbëjnë një bërthamë. Një hapësirë më formalë për drejtësinë, ku do të jetë edhe Pallati i Drejtësisë, avokatët, gjykatat dhe përtej kësaj do të kemi sheshin bashkiak dhe një tjetër për artin dhe kulturën, ku shpresojmë të grupohen ndertesat e reja për artin dhe kulturën që qyteti vendos të investojë”, thotë Never Sidor, përfaqësuesi i studios.

Prioritet tjetër i kësaj studioje do të jetë edhe ndërtimi i parkingjeve me kate.

PS: Projekti prish ekuilibrat social-mjedisorë

Nepermjet nje deklarate kane reaguar keshilltaret socialiste. Ata i kerkojne zotit Basha t’u tregoje qytetareve se sa milionë euro u ka çuar dëm në këto 10 muaj, duke zhvilluar konkurse, që ishin zhvilluar më pare,si dhe sa milionë euro u kushton qytetarëve maketi i tij i sotëm.

Sa e shkaterrojne ekuilibrin social dhe mjedisor të Tiranës, kullat qe Basha ka planifikuar të ngrejë? Ne deklaraten e keshilltarëve socialistë thuhet, se qytetaret e Tiranës kanë dëgjuar vetëm të pavërteta në këto muaj, ndërkohë që e ardhmja e tyre vazhdon të rrezikohet nga mashtrimi publik me makete, me miliona euro të çuara dëm, si ne rastin e sheshit ‘Skenderbej’, me taksat që Basha premtoi të ulte, por në fakt u dyfishuan, me hipotekat qe do t’i gezonin, por qe ende nuk i kanë në dorë apo me Planin Urbanistik te 2008, qe po paraqitet si plan i sotem i Tiranës.

Top Channel