Maliq, rikthehet këneta

15/05/2012 00:00

300 hektarë toke bujqesore në Fushen e Maliqit janë duke iu rikthyer
kënetëzimit si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kullues.

Rreth 150 fermere kane ngritur alarmin per gjendjen aktuale te tokave te tyre te cilat pergjate 6 viteve te fundit jane duke u permbytur vazhdimisht. Sipas tyre perveçse nuk kane mundur te marrin prodhimet e asaj qe kane mbjelle ne vjeshte si pasoje e kalbezimit nga lageshtirta e tepert, nuk mund ta kultivojne token pasi ujrat qe e kane permbytur nuk kane kulluar dhe farerat, qe kane blere per te realizuar mbjelljen u kane shkuar kot.

Nga ana e specialisteve te Komunes Libonik, sqarohet se e gjithe kjo situate vjen si rrjedhoje e bashkimit te ujrave te lumenjve Dunavec dhe Devoll, te cilat si pasoje e mosfunksionimit te kanaleve kullues permbytin tokat bujqesore.

Pavaresisht marrjes se masave nga ana e komunes per menaxhimin e situates problematika per keta fermere eshte kthyer ne nje kalvar te gjate mundimesh qe perseriten vit pas viti ne pritje te nderhyrjes nga instancat perkatese.

Top Channel