Lushnjë, aksident fatal, humb jetën 21 vjecari

13/05/2012 18:00

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e së dielës në një komunë të Lushnjës, ku humbi jetën  21-vjeçari, Fatjon Mëhilli.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Këmishtaj, teksa motori me të cilin po udhëtonte 21 vjeçari, u përplas nga një fuoristradë.

Sipas burimeve të para të policisë së rrethit Lushnjë, viktima u përplas pasi bëri një parakalim të gabuar.  

E mbërritur në vendgjarje për hetimet e nevojshme, policia shoqëroi drejtuesin e fuoristradës, Mark Ndoni, për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të aksidentit.

Top Channel