Historia e dashurisë mes dy studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka përfunduar tragjikisht.

Pas vetëvarjes së 22-vjecarit Avdulla Cenga në ballkonin e shtëpisë ku jetonte me qira, në zonën e plazhit, është gjetur e vetëvarur edhe e dashura e tij. 20-vjecarja Manushaqe  Margjeka, nga Bujani i Tropojes, me banim ne Durres, u gjet paraditen e së shtunës  në një pemë në zonën kodrinore të qytetit, pranë ish-parkut të qytetit, rreth 50 metra larg Vilës së Zogut.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një letër ku studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim. Mbetet ende mister vdekja e 22-vjeccarit Cenga nga rrethi i Elbasanit, i cili sipas hetimeve dhe dëshmive të familjarëve dhe shoqërisë lidhur dhe me studimet, nuk rezulton të ketë pasur motive të forta, që e kanë cuar drejt këtij akti të rëndë.
 

Top Channel