Haxhinasto: Shqipëria, mundësi të mëdha për investime

12/05/2012 00:00

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto
po qëndron në një vizitë dy ditore në Kanada. Nga takimet e
deritanishme të ministrit të Jashtëm është konfirmuar klima e shkëlqyer e
marrëdhënieve, ndërsa është folur për bashkëpunimi ekonomik në disa
sektorë.

Në takimin e Haxhinastos me ministrin e Jashtëm kanadez, John Baird u konfirmua klima e shkëlqyer e marrëdhënieve dhe u shpreh vullneti i përbashkët për të materializuar ato në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

Haxhinasto i ka thënë homologut të tij kanadez se, Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investime në fusha të tilla si: energjia hidrike, minierat, burimet natyrore, naftë e gaz, turizëm dhe shumë fusha të tjera.

Top Channel