Biberaj: Të lodhur nga partitë tradicionale

12/05/2012 18:35

Në 30 prill u formua partia më e re e spektrit politik shqiptar, Fryma e Re Demokratike, një parti e formuar nga ish-anëtarë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike e cila pretendon marrjen e pushtetit për t’i dhënë vendit një “qeverisje më europiane”.

Aleksandër Biberaj, një prej nismëtarëve të formimit të kësaj partie, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se janë në opozitë me modelin aktual qeverisës, porse kanë marrëdhënie shumë të mira me strukturat e Partisë Demokratike dhe anëtarë të saj të cilët, sipas tij po i afrohen Frymës së Re Demokratike.

Përkundrejt përcaktimit në shtyp si Partia e presidentit Bamir Topi, zoti Biberaj shprehet se kjo forcë politike nuk do të jetë e individëve, por e hapur për të gjithë.

“Vihet re një lodhje e qytetarëve shqiptarë nga partitë e tradicionale, një zhgënjim. Ne mendojmë se kemi projekt-programin më ambicioz mund t’i nënshtrohet edhe një debate publik në mënyrë që të pasurohet dhe që të jetë i gatshëm për zgjedhjet parlamentare. Programi është njëra anë e medaljes, zbatimi është komponenti më i rëndësishëm. Partitë tradicionale kanë patur 22 vite kohë për të zgjidhur problemin e pronave, ish të persekutuarve dhe për zhvillimin ekonomik”, deklaroi Biberaj.

Top Channel