Aksident në Gjirokastër, humb jetën 19-vjeçarja

12/05/2012 00:00

Një studente 19-vjecare me inicialet R.S. ka humbur jetën në një aksident pranë qytetit të Gjiroastrës rreth orës 16:00.

Vajza sipas ekspertëve ligjorë në vendngjarje ka gjetur
vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së automjetit ku udhëtonte si pasagjere me bordurën anësore të rrugës pranë një magazine në hyrje të qytetit të Gjirokastrës.

Drejtuesi i mjetit Emiljano Shehaj është transportuar për në spital në gjendje të rëndë. Hetimet paraprake kanë konstatuar shpejtësi të lartë të mjetit që mesa duket është bërë dhe shkak i aksidentit.

Ndërkaq drejtues mjetesh dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se Shehaj është përpjekur të kryejë dy parakalime të gabuara dhe në castin e fundit për të shmangur përplasjen me një autobus është përplasur me murin anësor.

Mjeti tip BMW e hapur është përmbysur disa herë pas përplasjes duke lënë të vdekur vajzën studente në
Universitetin e Gjirokastrës.

Aksident në Ballsh, 3 të plagosur

Një aksident automobilistik ndodhi në rrugën nacionale Fier-Gjirokastër. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Ballshit.

Një autoveturë me targa TR 9107 H ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një autoçisternë nafte e parkuar në anë të rrugës nacionale përballë një pike karburanti.

Si rezultat i kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur tre persona të cilet janë dërguar në spitalin rajonal e më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia rrugore doli në përfundimin se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe në lëvizje.

Top Channel