Tablosë politike për zgjedhjen e presidentit të ri, i është shtuar edhe
një tjetër element, që e bën akoma më interesante vijueshmërinë e
procesit të nisur, e veçanërisht, kur bëhët fjalë për emra kandidatësh
konkretë.

LSI hedh në fushë propozimin e radhës dhe mund të jetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Kjo është përgjgjigja që dha sekretari përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, kur u pyet nga Top Channel nëse zoti Meta mund të jetë një kandidat konsensual për president: “Pse jo, Ligji, Kushtetuta parashikon të drejtën dhe kriteret se kush mund të kandidojë për të qenë kryetari i shtetit.Në këtë pikëpamje, LSI nuk e përjashton veten nga e drejta që të kountribuojë me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e veta, në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të Presidentit të Republikës.Gjithësesi çështja e emrit pastaj është një çëshje që do të diskutohet pasi forumet politike të partisë të kenë gjykuar dhe vendosur në kohën kur do të bëhet immediate përcaktimi kandidaturës”.

Luan Rama ka përshëndetur deklaratën e një ditë me parë të anëtarit të kryesisë të PS-së, Ben Blushi, i cili shprehu nevojën e një bashkëpunimi mes PS-së dhe LSI-së.

“Ne jemi të gatshëm dhe i ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të vendit, të bashkojnë votat për Shqipërinë Europiane, të bashkojnë votat për integrimin europian të vendit, të bashkojnë votat për të realizuar reformën zgjedhore dhe tërësinë e reformave, që lidhen me procesin e integrimit europian. Ne do të vazhdojmë të respektojmë dhe të jemi korrekt me përmbushjen e paktit të bashkëqeverisjes me PD-në, pasi është në ADN-në e LSI dhe filozofinë politike të saj, respektimi me korrektesë i marrëveshjeve dhe përmbushja me korrektesë e të gjitha detyrimeve që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë ndaj interesave europiane të vendit”, tha Rama.

Luan Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi, se kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi Reformës Zgjedhore, Komisioni Parlamentar duhet të reflektojë kërkesat e 26 partive politike, me prioritet që mbajnë firmat e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Top Channel