Situata në Minieren e Bulqizës vazhdon të mbetet e tensionuar dhe
problematike për 80 minatorët e zonës D. Prej tetorit të vitit të shkuar
puna në këtë galeri u ndërpre pas aksidentit ku humbi jetën një minator
dhe u plagosen 8 të tjerë.

Ministria e Energjitikes e mbylli zonen D duke pezulluar firmen ACR deri ne plotesimin e te gjitha kushteve. Tashmë ne miniere zonat ku nxirret mineral jane privatizuar ne menyre te paligjshme.Ky stog ndodhet ne zonen D e perdorej dikur per te hedhur mbetjet e ngurta qe nxireshin nga galerite port, te cilat mes tyre kane edhe mineral kromi.

Ne kete zone te cilesuar te rrezikshme per shkak te orteqeve te gureve dhe shembjeve te vahdueshme kane lidhur jeten e tyre minatoret. Sindikata e minatoreve ka bere nje sere takimesh me drejtuesit e minieres per te bere te mundur nisjen e punes. Mesohet se se fundmi ne zone do nen kotraktohet nje kompani turke.

Kjo zone eshte e lakmuar edhe nga banoret e qytetit te Bulqizes dhe rrethinave qe çdo dite vrapojne per te mbledhur dhe transortuar me krah disa qindra kilogramë krom, me te cilin sigurojne jetesen.

Top Channel