Skandali i shitjes së diplomave duhet të ndalet nga Ministria e Arsimit.
Me këtë motiv, studentët e Universitetit të Tiranës, në Ditën e
Drejtësisë, zhvilluan një marshim në shenjë proteste, nga Korpusi i
Universitetit të Tiranës për t’u ndalur para Ministrisë së Arsimit.

Studentet qendruan para Ministrise se Arsimit, ku dhe kane kerkuar shpjegime. Zyra e Shtypit, në Ministrine e Arsimit, sqaron se inspektimi i tyre ne Universitetin Kristal do te zgjase dhjete dite.

Vetem pasi te nxirren te gjitha te dhenat do te kete nje qendrim zyrtar nga Ministria e Arsimit. Por nderkaq prokuroria eshte shprehur se Ministria e Arsimit, duhet te jete ne dijeni te ketyre veprimeve, pasi diplomat e shkolles se mesme të te gjithe studenteve te huaj, siglohen ne ministri para se ata te vijojne studime e larta ne universitetet tona.

Tafaj: Po hetojmë tek “Kristali”

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, duke iu referuar rastit te Universitetit Kristal tha se do të luftohet korrupsioni, në cdo nivel arsimi, qofshin ato private apo shteterore. Por, Tafaj tha se diplomimi i dyshimte i dy italianëve, nuk e zbeh cilësine e universiteteve shqiptare.

“Ka disa ditë që çështja e diplomave të dy qytetarëve italianë, të lëshuara në shkollën e lartë private “Kristal”, po shfrytëzohet për të nxirë gjithë sistemin arsimor shqiptar, në mënyrë të veçantë, për të goditur rëndë sektorin e arsimit privat. Dëshiroj të nënvizoj se politikat tona të liberalizimit të arsimit të lartë dhe rritja e cilësisë, janë krejtësisht e papajtueshme, me dukuritë e abuzimeve të korrupsionit. Çështja në fjalë është në një hetim administrativ për të arritur ne konkluzione të plota dhe të bazuara në ligj. Sistemi ynë arsimor nuk është i imunizuar nga dukuritë e abuzimeve apo të korrupsionit në të gjitha format, por ne jemi të vendosur, që cdo shfaqje e abuzimit dhe korrupsionit në sistemin arsimor privat apo publik, universitar apo parauniversitar, të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit”, tha në seancën plenare të së enjtes, ministri Tafaj.
 

Top Channel