Britani, vlerësohen shoqatat shqiptare

10/05/2012 00:00

Londra dhe 2012-ta eshte vendi dhe koha kur jepen medalje. Kesaj here
nuk jane dhene medalje sportive, por mirenjohje dhe vleresimi per punen
per ruajtjen e vlerave kombetare, ne radhet e komunitetit shqiptar, jo te
pakte ne Londer.

Shoqata “Nene Tereza”, e krijuar perpara disa vjetesh ka sot rreth 2 mije anetare dhe vullnetare, qe angazhohen ne ruajtjen e traditave gjuhesore dhe kulturore, sidomos tek femijet shqiptare ne emigracion, kryesisht permes aktiviteteve jashteshkollore. Medalja e dhene nga Qendra e Resurseve Kombetare per Arsimin Suplemetar, perben nje arritje historike jo vetem per kete shoqate, por per tere komunitetin shqiptar ne Britani, thote kryetari i saj, gazetari Esat Brace.

Nderkohe kryetari i shoqates “Ardhmeria”, Lutfi Vata, shoqata e te cilit ka marre disa medalje mirenjohje per kontributin e saj, dhe eshte nder me te vjetrat ne kryeqytetin britanik, falenderon ne vecanti te gjithe stafin pedagogjik te shoqates “Ardhmeria” per punen e tyre te palodhur per mesimin sa me mire te gjuhes shqipe tek femijet shqiptare”.

Po aq i vyer per komunitetin shqiptar eshte edhe programi “Shpresa”, perfaqesues te te cilit jane ftuar dy here ne zyren e kryeministrit Blair. Keto medalje te dhena jane nje dhurate qe keto shoqata shqiptare ne Britani vendosin ne kraharorin e tyre ne vitin e 100-vjetorit te pavaresise, si shenje e mirenjohjes zyrtare nga shteti britanik per kontributit te tyre ne te mire te brezit te ri te komunitetit shqiptar ne Britani.

Top Channel