“Presidenti”, Rama: Procesi me rëndësi për integrimin

09/05/2012 00:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pas një takimi zhvilluar të
mërkurën me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi për çështjen e Presidentit
të ardhshëm të Republikës, theksoi se qëllimi i socialistëve është që të
eksplorojnë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj nga
procesi të shkohet tek një emër konkret.

“Qëllimi ynë është t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqiperinë, sepse nga menyra se si do të zgjedhim Presidentin e Republikes varet statusi i kandidatit, varet rrugetimi yne europian per institucione europiane, varet dhe nje garanci me shume per palet me nje President, qe ne zgjedhjet e ardhshme do te jete i paanshem. Ne jemi angazhuar qe te hapim dialog dhe dialogu per çështje politike të një rëndësie madhore, që nuk zgjidhen në një llogore apo në një tjetër bëhet me kundërshtarët, në të kundërt do te mbeteshim në pozicionet e mbajtjes së monologjeve dhe nuk do të bënim detyrën tonë ndaj vendit, ndaj qytetareve te ketij vendi, miqve dhe partnereve tane nderkombetare”, tha Rama.

Kreu i PS-së theksoi se nëse nuk ka proces për zgjedhjen e kreut të ri të vendit, atëherë rezultati do të jetë më i keqi për fatet dhe interesat e këtij vendi.

Kreu i PDIU-së, Idrizi pas takimi u shpreh se me kryetarin e PS-së është biseduar rreth zgjedhjes së një personi që të ketë një profil të qartë politik të jetë konsensual dhe gjithëpërfshirës, por theksoi se nuk është diskutuar për emra të përveçëm.

Idrizi u shpreh PDIU kërkon që kandidati për President të Republikës duhet të shprehet qartë për nevojën e zgjidhjes së çështjes çame.

Top Channel