Holtkemper: Presidenti të zgjidhet me dialog

09/05/2012 00:00

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Mueller Holtkemper gjatë një
vizite në Gjirokastër ka vënë theksin edhe një herë mbi përmbushjen 12
kritereve për statusin e vendit kandidat.

Ajo ka komentuar gjithashtu rreth mosmarrëveshjeve mes bankës gjermane KFW dhe qeverisë shqiptare ndërsa në takimin me pushtetarë vendorë ka kërkuar më shumë vëmendje ndaj trashëgimisë dhe cështjeve të turizmit, specifika zhvillimi të rajonit jugor. Sa i perket ceshtjes se statusit per ne BE ambasadorja tha se Shqiperia po ben perpjekje per ta marre ate.

“Që prej nentorit te vitit të kaluar Shqipëria  është angazhuar për të mbushur 12 kriteret e statusit kandidat, dhe plotesimi i tyre mbetet ende për t’u parë. Mund të përmend  si cështje të ndjeshme ligjin elektoral dhe procedurat e përmirësimit të tij në Parlament, zbatimi i ligjit për cështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithashtu luftën kundër krimit të organizuar. Ende duhen bërë përpjekje prandaj mund të them sot se kjo çështje ngelet akoma e hapur”, tha  Holtkemper.

Ndersa sa i perket zgjedhjes se presidentit ambasadorja u shpreh: “Unë mund të përsëris atë që kam thënë më parë. Shqipëria ka një Kushtetutë dhe kjo Kushtetutë shikon si preferencial një autoritet që do të zgjidhej nga një mazhorancë e gjerë.Ky do të ishte rasti ideal kështu bazuar në Kushtetutën tuaj presidenti do të duhej të përfaqësonte bashkimin e njerëzve.

Top Channel