Ethet presidenciale në Shqipëri

09/05/2012 00:00

Ndodh shpesh që kryeministri Sali Berisha të shfaqet në mbledhjen e
qeverisë me humor të mirë dhe me batuta shpotitëse për personazhet apo
ngjarjet politike të ditës.

Por këtë herë, mungoi një koment apo batutë direkte e kryeministrit Sali Berisha, për takimin mes kundërshtarit të tij politik Edi Rama dhe aleatit të tij të parë në qeveri Ilir Meta. Megjithate, pamja e qete dhe humori qe tingelloi gati me tone zhvleresuese per çfare po ndodh me emrat e perfolur ne media, ishte i pashmangshem.

“Une e kuptoj qe ju mendjen e keni tek ethet presidenciale, por une ketu jam ne mbledhje qeverie dhe do vazhdoj me rendin e dites. Se kesaj radhe ato jane bere shume te forta. Kane perfshire edhe gazetaret. E keni marre vesh? Edhe disa prej jush ndoshta, nuk e di a e keni moshen apo jo, por te tjere po. Kane zbritur edhe ne nivele analistesh, gazetaresh. Po absolutisht vetem i pershendes, se nuk ka enderr me te bukur se endrra presidenciale ne politike”, tha Berisha.

Nje, nga ata qe te pakten e ka shprehur endrren presidenciale eshte Fatos Nano. Dhe me zotin Nano kryeministri Berisha pritet te takohet te enjten.

Derisa te nise procedura parlamentare, ky do te jete edhe perjashtimi i vetem qe Sali Berisha do te beje per takimet qe lidhen me çeshtjen e Presidentit.
 
“Axhenda nuk me lejon mua te merrem me ate. E kam thene qe do merrem pasi te kthehem nga samiti i Çikagos dhe e kam shpjeguar si do procedohet”, tha Berisha.

Samiti i Çikagos do te zhvilloje punimet me 20 dhe 21 maj. Ndersa procedura parlamentare per zgjedhjen e Presidentit pritet te nise me mbledhjen e Konferences se Kryetareve 1 apo 2 dite me vone, thuajse ne afatin e fundit qe percakton Kushtetuta, 24 majin. Pas kesaj date kryeministri Berisha ka vendosur te nise bisedimet me homologet e tij, perfshire edhe kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama.

HEC-et me konçesion, qeveria shkurton dokumentacionin

Për të lehtësuar proçesin e dhënies me konçesion të HEC-eve, qeveria ka vendosur jo vetëm të rregullojë marrjen e dokumentacionit në një sportel të vetëm, por edhe të shkurtojë numrin e këtyre dokumenteve.

Për kryeministrin Berisha, ndërtimi i burimeve energjitike është një nga shtyllat kryesore për të arritur objektivin e shndërrimit të vendit në atë që ai e quan superfuqi të vogël energjitike në rajon dhe një nga rrugët më të sigurta për zhvillimin e vendit.

“Kjo është një garë për të shtuar të ardhurat në këtë vend. Për të krijuar një shtyllë të zhvillimit të qendrueshëm në këtë vend, një garë për të punësuar mijëra qytetarë shqiptarë në katër anët e vendit, një garë për të plotësuar nevojat energjitike dhe për të shndërruar vendin në një eksportues të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme”, deklaroi Berisha.

Sipas kryeministrit, për herë të parë në Shqipëri pas 30 vjetësh po ndërtohen hidrocentrale dhe sipas shifrave të dhëna prej tij, deri tani kanë përfunduar plotësisht 46 HEC-e të vegjel dhe janë në ndërtim edhe 100 të tjerë me vlerë investimi rreth 2.7 miliardë euro.

Të gjitha këto hidrocentrale janë dhënë në formën e konçesioneve dhe kryeministri nuk humbi rastin të shigjetojë kreun e opozitës Edi Rama, i cili ka shpallur anullimin e të gjitha kontratave konçesionare korruptive kur PS të vijë në pushtet.

“Garantoj se konçesionet janë kontrata më të sigurta dhe të mos kenë asnjë impresion nga thirrjet antiglobalsite të liderit të opozitës se do t’i anullojë ato. Sa më shumë të shqipërojë thirrje të tilla, aq më shumë dekada do të mbetet në bankinë”, u shpreh Berisha.

Top Channel