Të shkruash si gjeni, pa qenë i tillë. Shumë shpejt kjo do të jetë e mundur, falë shpikjes së një modeli të ri shkrimi. Nga karakteristikat tipografike ajo është mbështetur në shkrimin me dorë të Albert Ajnshtajn (Albert Einstein).

Projekti është i një tipografi gjerman, i cili aktualisht po kërkon fonde. Objektivi është që këtë vit të lancojë versionin e plotë për të festuar edhe 100-vjetorin e Teorisë së Relativitetit.

Harald Geisler, tipograf në Frankfurt, i cili tashmë ka realizuar një model shkrimi mbi mënyrën e shkrimit të Zigmund Frojdit (Sigmund Freud), dëshiron të transformojë shkrimin natyral të Ajnshtajnit në një model që të përdoret në dokumentet dixhitale.

Paratë e mbledhura do të përdoren për kompletimin e projektit tipografik dhe për ta bërë atë të disponueshëm për të gjithë. Geisler shpjegon se po punon mbi projektin “font Einstein” që nga viti 2009 dhe ka studiuar qindra shkrime faqe të shkrimit me dorë të shkencëtarit.

 

 

Top Channel