Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime e Tiranës ka blerë për rreth 15 milion euro, hidrocentralin e Lana-Bregasit, i cili ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.
Paratë për blerjen e HEC-it janë marrë kredi nga bankat tregtare. Me këtë investim ujësjellës-kanalizimet synojnë uljen e shpenzimeve për energjinë të cilat aktualisht zënë një peshë të rëndësishme.
“Sot ne paguajmë rreth 360 mijë dollarë në muaj, ose rreth 4 mln dollarë në vit vetëm për dritat. Ndaj brenda një afati 5-vjecar, sasia e parave e marrë kredi nga Drejtoria e Ujësjellës-kanalizimeve për blerjen e këtij HEC-i, justifikon veten”, deklaroi kreu i Ujësjellës-kanalizimeve, Sahit Dollapi.
Hidrocentrali i Lana-Bregasit ka një kapacitet prej 5 mega/vat. Ai gjendet në disa tunele të Malit të Dajtit në një pozicion strategjik për të përballuar sulme të mundshme lufte, me qëllim sigurimin e energjisë për institucionet kryesore qeverisëse, Shtabin e Përgjithshëm dhe spitalet publike.
Top Channel