Misteri i diplomës të Bossit

08/05/2012 22:35

Renzo Bosi u përpoq ta njësonte diplomën e Ekonomisë, marë në Universitetin “Kristal” në Tiranë, por kërkesa u tërhoq në prill të këtij viti, pas nisjes së hetimeve të Prokurorisë për Lidhjen e Veriut apo Lega Nord-in që drejtohej prej të atit, Umberto Bossi.

Kjo rrethanë mësohet përmes një letre, që ambasada italiane në Tiranë i nisi prokurorise së Milanos. Specifikohet se në fund të korrikut të vitit 2011, një shtetas shqiptar paraqiti një kopje të diplomës së nivelit të parë të Renzo Bosit, duke i kërkuar ambasadës italiane njehsimin e saj apo njohjen e titullit në Itali.

Në këtë letër flitet për corientimin e funksionarëve italiane përballë kërkesës. Përmes Internetit, ata kishin mësuar se Renzo Bosi kishte mbaruar maturën në korrik të vitit 2009, ndërsa diploma mbante datën 29 shtator 2010.  Përballë këtij fakti, ambasada nuk nisi praktikat e njohjes së dokumentit akademik.

Në tetor të vitit 2011, avokati shqiptar i ngarkuar me këtë cështje, Dragoj, sic shkruan “Corriere della Sera” mori në ngarkim cështjen dhe u paraqit në ambasadë me një sërë dokumentesh, mes të cilëve figuroi edhe prokura një të deleguar nga Enzo Bossi dhe një certificatë të aprovimit për të hyrë në provimet e pjekurisë, që mban datën 18 Maj 2007.

Kjo ishte hera e parë, kur “Krapi” djali i udhëheqësit të Lidhjes së Veriut u përpoq të jepte provimet, cka u bë realitet pas tentativës së katërt në vitin 2009. Po i njëjti avokat i është drejtuar sërish ambasadës në mars të këtij viti, duke sjellë një kopje të pasaportës së Renzo Bosit.

Në këtë pikë, autoritetet italiane në Shqipëri nisën procedurat për t’i njohur diplomën, duke iu drejtuar Universitetit Kristal, për të patur një provë të vërtetësisë së dokumentit.

Më 4 Prill, avokati Dragoj, një ditë pasi nisën hetimet ndaj Lega Nordit, paraqiti kërkesën për të tërhequr dokumentet, duke thënë se nuk ishin më të interesuar për të njohur diplomën. Megjithatë kjo praktike ishte nisur dhe profesori Skënder Kërcuku i Universitetit Kristal deklaroi se Renzo Bossi e kishte marrë diplomën.

Universiteti, sic mësohet përmes letrës, i tha medias së shkruar se Bosi ishte rregjistruar nga Kristal gjatë vitit akademik 2007-2008, përpara se të merrte diplomën e pjekurisë.

Top Channel