Drumi vjen për të gjithë atë që janë strikt pas pastërtisë, por u duhet të lëvizin, ndoshta për punë e ndoshta për pushime. Ajo është lavatriçja e parë ekologjike dhe që mund ta merrni me vete kudo që të jeni.

Nuk ka nevojë as për energji elektrike dhe as për ujë të rrjedhshëm. Drumi nuk është vetëm më higjenike dhe ekologjike se lavanderitë publike, por edhe më e shpejtë duke kursyer shumë kohë.

Por si funksiono Drumi?

Ai është bërë 40% nga material i riciklueshëm dhe frymëzohet nga larja e rrobave me këmbë.

Sistemi bazohet në një mekanizëm të thjeshtë të lidhur me një pedale që lëviz një kosh, në të cilin futen rrobat, uji dhe detergjenti. Falë lëvizjeve me pedale, kompletohet cikli i larjes. Uji mund të hiqet në çdo shkarkim nga një valvulë që vihet në punë me një buton.

Sigurisht, për centrifugën mjafton të pedalosh pak më shpejt dhe të heqësh ujin e tepërt. Për një cikël duhen thjesht  pesë minuta, dy për larjen, dy për shpëlarjen dhe një për centrifugën.

Drumi mund të mbajë deri në 5 litra ujë të majftueshme për të larë 6 apo 7 rroba, dhe tre detergjentë të ndryshëm në të njëjtën kohë. Kjo pajisje aktualisht mund të blihet për 129 dollarë.

 

 

Top Channel