Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e vitit 95 për kalimin në
pronësi të tokës bujqësore pa shpërblim familjeve bujqësore ose
individëve, që e kanë atë në përdorim, kanë risjellë në vëmendje
çështjen e ndërlikuar të pronësisë dhe vështirësinë e zgjidhjes së saj.

Kreu republikan Fatmir Mediu, i interesuar me amendamentet e tij qe te kete sa me shume toke te lire per kompensim fizik ish-pronareve, vuri ne dukje se ndryshimet e propozuara duhet te trajtojne njësoj edhe problemin e zaptimit edhe të këtij fondi prej rreth 17 mijë e 300 hektarë që ndodhet në dokumentacionin e Agjensisë për Kthimin dhe Kompensimin e tokës.

“Asnjë centimetër katror nuk është kthyer sot, sepse këto nuk janë toka të lira janë të zaptuara dhe nëse nuk shmangim abuzimin, nuk mund të kthejmë asnje centimetër tek pronari legjitim. Dhe ky ligj duhet te kete vemendjen per perjashtimin e çdo individi qe ka perfituar ne menyre te paligjshme.Pjesa më e madhe e tokave janë zaptuar në mënyrë të paligjshme”, tha kryetari republikan, Fatmir Mediu.

Nga ana e saj Partia Socialiste kërkon sqarimin e dy momenteve, që sipas opozitës projekti i qeverisë lë vend për interpretim.

“Duhet te jene te dy kriteret bashke, të jenë përfitues të parashikuar në listat e VKM-ve, te te gjitha  qeverive dhe te kene mungesa ne dokumentacion. Dhe ne kete forme ne i mbyllim shtigjet abuzimit”, tha deputetja socialiste Shega Ligori.

“Duhet qe familja te kete edhe token aktualisht ne perdorim. Vetem ai qe e ka ne prdorim, sepse aty ku territori eshte tjetersuar, ai nuk ka c’te marre me. Pra jemi ne kushtet e nje te drejte relative, te bejme me te miren e mundshme, ate qe eshte e mundshme per t’u realizuar. Nuk kthehemi dot ne 95-en ne nje territor qe nuk eshte toke bujqesore”, thotë Irfan Tarelli, nga Ministria e Bujqësisë.

Sipas Komisionit të Ligjeve, ky kendveshtrim i Ministrise se Bujqesise duket se bie ndesh me ligjin baze te 95-es qe parashikon kalimin e tokes bujqesore pa shperblim per te gjithe familjet bujqesore apo individeve qe e kane marre atehere ne perdorim.

Per te sheshuar qendrimet dhe per te gjetur nje zgjidhje perfundimtare, kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali beri nje propozim interesant, qe gjeti kompromisin edhe te Partise Socialiste edhe te zotit Mediu. Ai i kerkoi Ministrise se Bujqesise te vije te merkuren me nje qendrim, nese pranon te heqe dore nga shtesat dhe ndryshimet e ligjit te 95 dhe te sjelle nje projektligj te ri te veçante, te cilin ta konsideroje si mbyllje perfundimtare te ketij procesi dhe kriteret per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore te jene pjese e ketij projektligji te veçante.  

Top Channel