260 litra naftë kontrabandë, në hetim 53-vjeçari

08/05/2012 00:00

Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj një shtetasi për kontrabandë nafte. Sipas burimeve zyrtare, I. N., 53 vjeç, i është gjetur një sasi prej 260 litra karburant naftë.

Sasia është gjetur në automjetin e tij, në afërsi të fshatit Lin të Pogradecit.

“Sasia e naftës u bllokua në cilësinë e provës materiale. Hetimet kanë nisur për tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, vijon njoftimi zyrtar.

FOTO GALERI
2/3
Sasia e naftës është gjetur në fshatin Lin të Pogradecit

Top Channel